Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Golf VII në vitin 2012

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Golf VII në vitin 2012 Empty Golf VII në vitin 2012

    Mesazh  1b1 Wed May 19, 2010 12:29 pm

    Golf VI është me ne vetëm dy vjet e mediet e huaja të cilat mbulojnë fushën automobilistike veçmë kanë filluar të flasin me të madhe për trashëguesin e tij, të cilin supozohet se do të duhej ta shohim qysh në vitin 2012.
    Gjenerata e shtatë e Golfit do të ndërtohet në platformën e re të cilën do ta ndajë me modelin e ngjashëm me të, atë Passat. Platforma e re do të duhej të jetë pak më e lehtë, derisa do t’i mundësojë Volkswagenit përpunimin e versioneve karavan, kabriolet dhe kupe, duke marrë si shembull atë Passat CC, si dhe variantet e tij me motorizim të përparmë dhe integral.



    Automjeti do të futet në lëvizje nga paleta standarde e motorëve prej të cilëve do të veçohet njësia e re 1.2-litërshe TSI me 105 kuaj fuqi, si dhe tre-cilindërshi i porsa-paraqitur 1.2-litërsh TDI me 75 kuaj fuqi dhe 120 Nm i cili Golfit do të duhej t’i siguroj emetimin e CO2 më të ulët se 100 gramë për kilometër. Gjenerata e shtatë e Golfit supozohet do të duhej të vjen në version hibrid ku elektromotorit do t’i bëjnë shoqëri motorët me naftë apo edhe ata me benzinë.

    Nga avancimet tjera teknologjike, gjenerata e shtatë e Golfit do të ketë sistem për njohjen e shenjave të trafikut si dhe sistem për auto-parkim, derisa portali automobilistik AutoExpress përmend edhe sistemin që lidhet me navigacion i cili ua tërheq vëmendjen vozitësve për kthesa të rrezikshme, kufizim të shpejtësisë, tatëpjeta dhe përpjeta të mëdha.

      Ora është Sat Apr 27, 2024 5:12 pm