Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Nuk ka gjë prej Chrome OS, tani për tani

    Fkn0wed
    Fkn0wed
    Administrator
    Administrator


    Numri i postimeve : 45
    Join date : 13/05/2010

    Nuk ka gjë prej Chrome OS, tani për tani Empty Nuk ka gjë prej Chrome OS, tani për tani

    Mesazh  Fkn0wed Mon May 17, 2010 12:48 pm

    Pas informatave se Acer qysh në muajin e ardhshëm ka plan të paraqes pajisjet me sistemin operativ Chrome OS të Google, megjithatë nuk duket se do të jetë ashtu.

    Edhe ne ishim çuditur kur portali teknologjik VentureBeat kishte raportuar se prodhuesi Acer do të duhej të paraqes pajisjet e para me sistemin operativ Chrome OS, për të cilën gjë edhe iu kishim informuar edhe ne. Megjithatë, sipas informatave të reja, gjoja të besueshme, duket se pajisjet e tilla nuk do t’i shohim edhe për një kohë.

    Burimet nga Acer kanë konfirmuar datën 25 maj për një konferencë me gazetarë ku do të zbulohen “risi të rëndësishme”, mirëpo për sistemin operativ Chome OS as që do të bëhet fjalë. Një prej kandidatëve për të cilët do të mund të bëhej fjalë në konferencën në fjalë është laptopi tanimë i paralajmëruar Ethos.

    Zyrtarisht, Chrome OS do të duhej të paraqitej gjatë gjysmës së dytë të këtij
    viti.

    Nuk ka gjë prej Chrome OS, tani për tani F.0517115149165_m

      Ora është Mon May 13, 2024 5:47 am