Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Dafina: Nuk kam kërkuar duet me Adelinën

    tinna'
    tinna'


    Numri i postimeve : 13
    Join date : 16/05/2010

    Dafina: Nuk kam kërkuar duet me Adelinën Empty Dafina: Nuk kam kërkuar duet me Adelinën

    Mesazh  tinna' Sun May 16, 2010 2:17 pm

    Pas shumë hiteve, këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri ka realizuar një këngë në gjuhën angleze që titullohet “Rock this Club”. Gjate qëndrimit në Australi, së bashku me të dashurin e saj Krenarin, Dafina ka incizuar këtë këngë me producentin e njohur Shanell.

    “Ishte një bashkëpunim i veçantë me një ekip shumë të mirë që merren me artistë dhe me këngëtarë botërorë. Kontakti ka ardhur përmes një shoku të Krenarit, të dashurit tim, dhe vendosëm ta realizojmë këtë këngë”, ka thënë këngëtarja për emisionin RTK Blue.

    Dafina ka theksuar se pas shumë bashkëpunimesh, ajo ka vendosur që aktualisht të vazhdojë me këndim solo, ndërkohë ka përgënjeshtruar spekulimet kinse i ka kërkuar Adelina Berishës që të bëjnë një duet.

    Sa i përket lidhjes së saj, Dafina ka treguar se gjatë qëndrimit në Australi ka pranuar një unazë të bukur nga Krenari, porse pohon se kjo kishte qenë vetëm dhuratë dhe jo unazë fejese.

    Dafina: Nuk kam kërkuar duet me Adelinën F.0516140356103_m

      Ora është Mon May 20, 2024 9:31 pm