Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Qyteti i hendbollit, lulëzon me kategoritë e reja

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Qyteti i hendbollit, lulëzon me kategoritë e reja Empty Qyteti i hendbollit, lulëzon me kategoritë e reja

    Mesazh  1b1 Sat May 29, 2010 8:22 am

    [You must be registered and logged in to see this link.]

    Tani e tri vite në Ferizaj ekziston Liga e Shkollave fillore në hendboll, të cilën e organizon Shoqata e Pedagogëve nga kjo komunë, e udhëhequr nga veprimtari i zellshëm i hendbollit Skënder Ramadani në bashkëpunim me Shoqatën e Pedagogëve të Kosovës gjegjësisht me Federatën shkollore të Kosovës të cilën e drejton prof Enver Hajredini si dhe ndihmën e Federatës së Hendbollit të Kosovës, e cila ishte prezent në këtë ngjarje sportive me sekretarin e përgjithshëm Izet Gjinovci, pasi kryetari Mexhit Devaja gjendet në udhëtim zyrtar në Shqipëri. Në këto gara morën pjesë 16 skuadra të ndara në dy grupe, kurse finale të Play-offit u zhvilluan në Ferizaj, në të cilën u ballafaquan skuadrat finaliste SHF “Ganimete Tërbeshi’ dhe SHF “Ahmet Hoxha”, në konkurrencën e meshkujve dhe SHF ‘Jeronim de Rada ‘ dhe SHF ‘“Ahmet Hoxha” në konkurrencën e femrave. Organizatori skuadrat fituese i nderoi me nga një Kupë dhe mirënjohje, kurse Federata e Hendbollit e Kosovës për skuadrat që zunë vendet e para dhuroi një komplet fanella dhe disa topa, kurse për lojtarin dhe lojtaren më të mirë një Kupë dhe një top hendbolli. Në ballafaqimin final të skuadrave të meshkujve, u zhvillua ndeshje shumë interesante dhe mjaft cilësore e cila përfundoi me rezultat 9:8 për skuadrën e SHF “Ganimete Tërbeshi’, para një publiku të shumët që kishin ardhur nga Shkollat e Ferizajt, dhe mbretëronte një atmosferë e këndshme në Palestrën “Bill Klinton” në Ferizaj. Lojtari më i mirë nga juria u shpall portieri i SHF ‘Ganimete Terbeshi’ Mursel Mehmeti. Në përballjen finale të femrave u zhvillua ndeshje barabartë dhe përfundoi me rezultat 1:1! Dhe pas ekzekutimit të 7 metrave fitoi skuadra e SHF ‘Jeronim de Rada ‘ me rezultat 3:2. Kurse lojtarja më emirë nga Komisioni vlerësues u shpall lojtarja me perspektiv Aida Stagova e SHF ‘Jeronim de Rada’. Në fund duhet falënderuar të gjitha strukturat komunale që e ndihmuan këtë garë sportive e në veçanti përgjegjësin për sport pranë KK të Ferizajt Bashkim Haxhimusa për punën e bërë.

      Ora është Thu May 09, 2024 11:38 pm