Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Studençanit, shumë kush ia ka lakminë

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Studençanit, shumë kush ia ka lakminë Empty Studençanit, shumë kush ia ka lakminë

    Mesazh  1b1 Fri May 28, 2010 2:01 pm

    Fshati Studençan ka pasur festë futbolli, për faktin se nga edicioni i ardhshëm skuadra e futbollit Studençani do të bëjë gara në Ligën e Parë të Republikës së Kosovës. Klub me traditë 33-vjeçare (i themeluar në vitin 1977), por i organizuar në të gjitha pikëpamjet për bukuri që shumë skuadra të tjera ia kanë lakminë. Studençani një kohë kishte garuar në kategoritë e ulëta, por gradualisht arrin të ngjitet në ligën e parë. Studençanasit për 33 vjet të ekzistimit kaluan periudha të vështira, por shumë të lavdishme. Klub që bazohet në futbollistë të rinj dhe mëton suksese të reja në futbollin e Republikës së Kosovës. KF Studençani një javë pa përfunduar kampionati arriti ta siguroi pozitën e parë, e cila e dërgon atë në një rang më të lartë të garave. Studençani pas luftës ishin përballur me telashe të ndryshme e në veçanti patën probleme me fushën e futbollit, për faktin se një kohë ka qenë e pamundur që të zhvillohen ndeshjet dhe u detyruan pa dashje të ndërprenë aktivitetin për dy vjet rresht. Pas gjithë këtyre telasheve, arritën të riorganizohen para tre vjetëve dhe të rinisin garat. Problemet e kësaj skuadre u hoqën qafesh dhe morën të mbarën si për nga organizimi më i mirëfilltë dhe dëshmuan edhe cilësi. Kjo skuadër u drejtua me sukses nga trajneri Zymer Elshani. Ai qysh para fillimit të garave ishte i vetëdijshëm se nuk do të ketë gjithaq lehtë që të luftojë për kreun e tabelës, për arsye se për këtë qëllim i kishte dy konkurrentë shumë të fortë, Dukagjinin dhe Rahoverin. “Ne nga dita e parë e kemi pasur të qartë që do ta kemi mjaftë vështirë, por kjo vetëm sa na ka shtyrë t’i rrekemi punës më seriozisht, dhe për këtë i falënderoi futbollistët të cilët nuk kursyen asgjë për të arritur në ligën e parë”, tha Elshani. Pas këtij suksesit që konsiderohet si historik për këtë fshat që jeton dhe mburret me këtë sport, papritur ka dhënë dorëheqje Elshani. Një dorëheqje e tillë ndodhë shumë rrallë në futbollin tonë, kur merret parasysh edhe suksesi që bëri me këta djelmosha të zellshëm. “Me kaq e përfundoi punën time në këtë skuadër, të cilëve iu dëshiroj suksese. Ndërkaq këtë sukses ia dedikoj të gjithë qytetarëve të këtij vendi të cilët shquhen për admirin e kësaj loje”’, ka thënë

      Ora është Fri May 10, 2024 10:59 pm