Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    99 % në West Ham

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    99 % në West Ham Empty 99 % në West Ham

    Mesazh  1b1 Fri May 28, 2010 1:58 pm

    99 % në West Ham Behramiiii-490x320


    Ylli kosovar, Valon Behrami të paktën edhe një sezon pritet të luajë në Premierligën
    angleze me West Hamin.

    Kohëve të fundit Palermo kishte zgjuar interesim të madh për t’u përforcuar gjatë afatit kalimtar të verës me mesfushorin kosovar. Skuadra italiane kishte shprehur gatishmërinë t’i paguajë 8.5 milionë funte dëmshpërblim West Hamit për Behramin. Ndërkohë, qarkullonin zëra se edhe Roma mendonte për ta transferuar ish futbollistin e Lazios. Kurse mediat angleze shkruanin se Liverpool e Manchester City janë të interesuara për t’i siguruar shërbimet e reprezentuesit zviceran.

    Por, të gjitha këtyre skuadrave shpresat për t’u përforcuar me Behramin ua ka humbur menaxheri i futbollistit, Alessandro Beltrami, i cili ka thënë se klienti i tij 99 për qind do të mbetet në Upton Park.

    Beltrami ka thënë se Behrami aktualisht është i përqendruar në reprezentacionin e Zvicrës, me të cilin do të merr pjesë në kampionatin botëror ‘Afrika e Jugut 2010’. Sipas tij, as West Ham nuk planifikon ta shesë 25 vjeçarin.

    “Valoni është i përqendruar në Kampionatin botëror, sepse Zvicra në grup ka kundërshtarë të fortë siç është Spanja, Kili, etj”, ka deklaruar Beltrami për tuttomercatoweb.it.

    “Pas Botërorit do të dihet e ardhmja e Valonit. Por, duke e pasur parasysh se West Ham nuk planifikon ta shesë Behramin, atëherë unë mendoj se 99 për qind ai do të mbetet në West Ham”, ka theksuar ai.

    Megjithatë, Beltramit i pëlqen fakti se shumë skuadrave evropiane u pëlqen klienti i tij, Valon Behrami.

    “Ne jemi të kënaqur me këtë interesim, sepse kjo dëshmon se Behrami ishte i mirë në edicionin që lamë pas. Njëkohësisht jemi të kënaqur edhe me West Hamin që nuk do ta shesë atë. Andaj unë them se Valoni 99 për qind nuk do të largohet”, ka përfunduar Beltrami.

    Dy vjet më parë, West Ham i pati paguar 5 milionë funte Lazios për Behramin, ndërsa ekipi anglez e ka shijuar shkathtësinë e tij në krahun e djathtë të mesfushës dhe në mbrojtje, ose në qendër të mesfushës.

      Ora është Fri May 10, 2024 5:34 am