Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Emocione të përziera

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Emocione të përziera Empty Emocione të përziera

    Mesazh  1b1 Thu May 27, 2010 4:06 pm

    Emocione të përziera Beqiraj-490x320


    Për Fatos Beqirajn, e marta ishte një ditë e veçantë dhe me plot emocione. Në fakt, sulmuesi kosovar luajti për përfaqësuesen e Malit të Zi, por kundër ekipit në të cilin kishte ëndërruar gjithmonë të luante – Kombëtares shqiptare.

    Ai u fut në lojë në pjesën e dytë, por nuk iu dha rasti t’i tregonte vlerat e tij, pasi mori pak topa nga bashkëlojtarët. Megjithatë, ai e shijoi këtë lojë, pasi takoi futbollistët të cilët kishte ëndërruar t’i shihte, edhe pse si kundërshtarë.

    “Në ndeshje me Shqipërinë përjetova emocione të veçanta. Unë më parë kam luajtur kundër ekipeve edhe më të mëdha, si ndaj Italisë, por kjo ndeshje ishte e veçantë. Loja kryesisht ishte e barabartë deri tek eurogoli që e shënoi Salihi. Topin e kemi mbajtur më shumë ne, por nuk kemi krijuar raste, përpos atyre të Vucinicit”, deklaroi Beqiraj për Express.

    Kur hyri në lojë, ai u duartrokit me të madhe nga shikuesit malazezë, ku është bërë mjaft i dashur. Mirëpo, u vërshëllye nga tifozët e shumtë shqiptarë që kishin udhëtuar deri në Podgoricë, për faktin se e ka zgjedhur përfaqësuesen malazeze.

    “Më ka çuditur shumë fakti se si u sollën tifozët kuqezi ndaj meje. Nuk jam pritur dhe aq mirë nga ta, edhe pse i kuptoj. Ndoshta, shumë prej tyre nuk e dinë çështjen time, për atë edhe kanë reaguar. Megjithatë, unë e kam ndier si obligim t’i përshëndes dhe këtë e kam bërë”, theksoi Beqiraj, i cili me përfaqësuesen malazeze ka debutuar vitin e kaluar në ndeshjen kundër Italisë.

    Do ta zgjedh klubin më të mirë

    22-vjeçari ka bërë nam tek klubi i tij Buducnost, ku ka realizuar 45 gola në tri sezonet e fundit. Por, duket se epoka e tij tek ekipi malazez ka përfunduar, pasi që ai planifikon që nga sezoni i ardhshëm të luajë në një klub më të madh.

    Për të kanë shprehur interesim Valencia dhe Udinese, por ato nuk janë të vetmet. Ai është vëzhguar vazhdimisht gjatë sezonit nga përfaqësues të klubeve evropiane, e sidomos në ndeshjen finale të Kupës së Malit të Zi, ku janë ndarë mjaft të kënaqur.

    “E di se Udinese dhe Valencia janë të interesuara për mua, por ka edhe të tjera. Kuptohet se Valencia është ekip më i fortë se Udinese dhe luan në një ligë më të fortë. Por, më konkretisht nuk ka asgjë: do t’i vlerësojmë ofertat dhe do ta zgjedh mundësinë më të mirë”, tha në fund Beqiraj. Para se të transferohej te Buducnosti, Beqiraj kishte luajtur në klubet pejane, Shqiponja dhe Besa.

      Ora është Mon May 20, 2024 7:37 pm