Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Malazeztë e pranojnë: Shqiptarët ishin më të fortë

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Malazeztë e pranojnë: Shqiptarët ishin më të fortë Empty Malazeztë e pranojnë: Shqiptarët ishin më të fortë

    Mesazh  1b1 Thu May 27, 2010 4:05 pm

    Malazeztë e pranojnë: Shqiptarët ishin më të fortë 27-kombi4


    Podgoricë, 27 maj - Përgatitja më e mirë fizike e futbollistëve të Kombëtares së Shqipërisë ka vendosur fituesin e ndeshjes miqësore të luajtur të martën mbrëma në Podgoricë. Këtë vlerësim e kanë dhënë vetë futbollistët e Malit të Zi. Shqipëria mposhti Malin e Zi me rezultatin minimal 1:0 me golin e vetëm që mban firmën e sulmuesit shkodran, Hamdi Salihi.

    "Shqipëria është kundërshtar i organizuar, që ka fizionomi të qartë. Janë të organizuar shumë mirë. Në Podgoricë erdhën për fitore dhe këtë e arritën. I uroj në fitore të merituar. Paraqitja e Shqipërisë ishte shumë e mirë, gjithsesi ka befasuar publikun. Fizikisht janë të pabesueshëm", ka thënë mbrojtësi i Malit të Zi, Milan Jovanoviq, për të përditshmen sportive "Arena".

    Mendim të ngjashëm kishte edhe sulmuesi Andrija Delibashiq, por edhe vetë mediat e këtij vendi që kanë thurur lavde për lojën e ndërtuar nga seleksionuesi i Shqipërisë, Josip Kuzhe.

    "Shqipëria ka vrapuar më shumë se ne. Ka fituar me përgatitje fizike", ka shtuar Delibashiq.

    Vetë gazeta malaziase ka vlerësuar shumë lart paraqitjen e Shqipërisë. Sipas "Arenas", shqiptarët kanë ditur saktësisht se kush ku luan dhe në repartin defanziv kanë dominuar plotësisht.

    "Shqipëria ishte model se si duhet të luajnë përfaqësueset e vogla. Të gjithë luajnë për ekipin. Sa herë që kanë hetuar se Mali i Zi hidhet në sulm, kanë pasur formulën për të evituar rrezikun", ka komentuar gazeta sportive malaziase. Ndërkohë, përzgjedhësi i Malit të Zi, kroati Zlatko Kranjçar, ka thënë se Shqipëria me gjithë fitoren nuk ka shkëlqyer. Për ndryshim nga të përzgjedhurit e tij, Kranjçar ka pëlqyer vendosjen taktike të Kombëtares shqiptare.

    "Nuk ishte miqësore tipike. Pati shumë ashpërsi dhe luftë. Neve na munguan gjashtë lojtarë. Nuk shkëlqyem, por nuk shkëlqyen as ata (shqiptarët). Na shënuan gol nga një rast. Kam folur me Dejan Saviçeviqin pas ndeshjes, nuk ka asnjë problem. Dihet se cili është synimi i këtyre ndeshjeve miqësore. Shqipëria nuk është e dobët, taktikisht ka qëndruar shumë mirë", ka thënë ai.

    Për seleksionuesin e Shqipërisë, Josip Kuzhe, kjo ishte fitorja e parë jashtë Shqipërisë. Ai ka vlerësuar se fitorja ishte e merituar. Sipas tij, loja e Shqipërisë po përmirësohet nga ndeshja në ndeshje.

    "Unë me lehtësi krijoj një mbrojtje të fortë, por më duhet forca për sulmin, e këtë nuk e kam dhe për këtë arsye me duhet të 'miksoj'", ka thënë Kuzhe për gazetën kroate "24 Sata".

      Ora është Mon May 20, 2024 8:16 pm