Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Riedi kërkon Njazi Kuqin

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Riedi kërkon Njazi Kuqin Empty Riedi kërkon Njazi Kuqin

    Mesazh  1b1 Thu May 27, 2010 4:04 pm

    Riedi kërkon Njazi Kuqin 27-kuqi4


    Koblenz, 26 maj - Skuadra e Bundesligës austriake, Ried, është duke kërkuar sulmuesin kosovar Njazi Kuqi. Negociatat mes Riedit dhe menaxherit të Kuqit kanë nisur tashmë, kanë bërë të ditur të mërkurën mediat gjermane. 27-vjeçari Kuqi është futbollist i lirë. Javë më parë atij i përfundoi kontrata me Koblenzin që në edicionin 2009/2010 luajti në kategorinë e dytë gjermane, Bundesliga 2. Kuqi është duke u kërkuar edhe nga dy skuadra të Bundesligës 3.

    "Riedi ka bërë ofertën e parë për të siguruar shërbimet e Kuqit. Bisedimet në mes drejtuesve të këtij klubi dhe menaxherit të futbollistit, Marc Schermann kanë nisur. Kuqi shihet si zgjedhje për të tejkaluar problemet në repartin ofensiv që u shfaqën te Riedi në pjesën e dytë të kampionatit 2009/2010. Sulmuesi shtatlartë është duke u kërkuar edhe nga ekipet Wehen e Kickers Offenbach që luajnë në Bundesliga 3 të Gjermanisë", kanë shkruar të mërkurën mediumet gjermane.

    Njazi Kuqi në edicionin 2009/2010 të Bundesligës 2 ka shënuar dy gola në 14 paraqitje me Riedin. Për Koblenzin ka luajtur nga janari i vitit 2008, ndërsa gjithsej në kategorinë e dytë të Gjermanisë ka realizuar 11 gola. Ai më herët ka luajtur për Carl Zeiss Jenan në Gjermani, Birmingham Cityn, Blackpoolin e Peterboroughin në Angli dhe Lahtin në Finlandë. Për Përfaqësuesen e Finlandës ka shënuar tre gola në tri ndeshje.

    Riedi edicionin 2009/2010 e përfundoi në pozitën e tetë të kampionatit austriak. Pjesë e kësaj skuadre ishte sulmuesi nga Kosova, Atdhe Nuhiu që ishte i huazuar deri në fund të kampionatit nga Karnteni. Deri në shtator të vitit të kaluar ngjyrat e Riedit i ka mbrojtur reprezentuesi i Shqipërisë, Hamdi Salihi.

      Ora është Mon May 20, 2024 4:47 pm