Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Maradona prin me kërkesat për hotelet

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Maradona prin me kërkesat për hotelet Empty Maradona prin me kërkesat për hotelet

    Mesazh  1b1 Thu May 27, 2010 4:03 pm

    Maradona prin me kërkesat për hotelet 27-kerkesat4


    Johannesburg, 27 maj - Hotelet po bëjnë përgatitjet e fundit para se përfaqësueset pjesëmarrëse të Botërorit 2010 në Afrikë të Jugut të akomodohen aty. Për "University of Pretoria's High Performance Center" do të thotë që të përgatisë shumë lloje të ushqimit, të sallatave dhe të ndryshojë tualetet për t'i plotësuar standardet e larta të trajnerit të Argjentinës, Diego Maradona.

    Sipas gazetës "South African Times", Federata e Futbollit e Argjentinës në fillim kishte nisur kërkesa të thjeshta. Por tani me kërkesë të Maradonës ato kanë ndryshuar dhe disa edhe mund të duken të pazakonshme. Sipas kërkesës së re, dhomat e hotelit duhet të jenë të ngjyrosura dhe në hotel të ketë gjashtë "PlayStations" për lojtarët. Këto nuk janë diçka të reja, ndërlikimi është te ushqimi. Maradona ka kërkuar dhjetë pjata të ndryshme ushqim të nxehtë çdo ditë dhe 14 lloje të sallatave për shujtat e pasdites. Pastaj tri lloje të salcave dhe tri të pudingjeve, mish të pjekur një herë në tri ditë, si dhe akullore gjatë gjithë ditës.

    Kulmi i kërkesave ishte që në dy banjat që do të shfrytëzojë Maradona duhet të ndërrohen guaskat.

    "Federata e Argjentinës ka vlerësuar se legeni dhe guaskat nuk përmbushin standardet e Maradonës. Neve na është dashur të kërkojmë dhe të ndryshojmë gjithë banjën, por e kemi bërë me kënaqësi. Nëse kjo e bën Diegon të ndihet më komod, atëherë ia ka vlejtur mundi", ka thënë Colin Stier, që është shef operativ në hotelin në Pretoria.

    Guaska e porositur nga Maradona është mjaft luksoze dhe kap vlerën e 450 dollarëve. Në përgjithësi rinovimet në suitën e Maradonës llogariten të jenë 1.700 euro.

    Ndryshe, kampioni i pesëfishtë i botës, Brazili, nga hoteli ka kërkuar vetëm kafe të nxehtë dhe biskota, si dhe uji në pishinë të jetë i nxehtë 32 gradë celsius.

    Po ashtu edhe Sllovakia dhe Koreja e Veriut kanë pasur kërkesa të thjeshta. Në listën e sllovakëve kanë qenë vetëm dy kërkesa - dy tavolina të pingpongut dhe një pikado elektronike.

    Skuadra e Koresë së Veriut ishte edhe më e thjeshtë. Kërkoi vetëm oriz korean në çdo shujtë dhe qasje ekskluzive në një kat të tërë në hotelin “Protea” në Midrand.

    Italianët do të sjellin pastat e tyre me vete, dhe kjo është e kuptueshme, ndërsa Meksika priftin e saj.

    Zelanda e Re ka kërkuar instruktorë për golf për disa nga futbollistët e saj.
    Publikuar: Sot, më 27 maj 2010

      Ora është Mon May 20, 2024 11:06 pm