Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Trepça e sigurt për fundin e shterpësisë 17-vjeçare

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Trepça e sigurt për fundin e shterpësisë 17-vjeçare Empty Trepça e sigurt për fundin e shterpësisë 17-vjeçare

    Mesazh  1b1 Thu May 27, 2010 11:58 am

    Trepça e sigurt për fundin e shterpësisë 17-vjeçare 27-trepca4


    Mitrovicë, 27 maj - Gani Sejdiu është duke pritur tash e 17 vjet për t'iu gëzuar titullit të kampionit të Kosovës në futboll. Kaq ka pritur edhe skuadra e tij Trepça. Trajneri aktual i "xehetarëve" në edicionin 1992/1993 ishte futbollist i Trepçës kur kjo skuadër fitoi titullin e fundit të kampionit të Kosovës. Titullit të radhës, atij të edicionit 2009/2010, Trepça pret t'i gëzohet të dielën. 48-vjeçari Sejdiu thotë se titulli që pret ta fitojë si trajner e gëzon shumë më tepër se ai të cilin e fitoi si futbollist.

    "Titullit që e kam fituar si futbollist në kampionatin 1992/1993 i jam gëzuar shumë. Kemi bërë festë të madhe me atë rast. Por krejt tjetër gëzim është kur titullin e fiton në cilësinë e trajnerit. Si trajner gëzimi është shumë më i madh. Suksesin e skuadrës e përjeton ndryshe. Trajneri përballet me presion shumë të madh gjatë tërë kampionatit. Barra më e madhe për suksesin e skuadrës i takon trajnerit. Prandaj edhe gëzimi është shumë më i madh", ka thënë Sejdiu të mërkurën për gazetën.

    Një xhiro para fundit të kampionatit, Trepça i prin klasifikimit me 56 pikë, tri më shumë se përcjellësi i parë, KEK-u. Trepça në xhiron e fundit pret në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë skuadrën e Besës. "Xehetarëve" u mjafton vetëm një pikë për të fituar titullin. Kampion mund të bëhet edhe nëse humb këtë ndeshje. "Jemi të motivuar maksimalisht për të fituar takimin e fundit dhe për t'iu gëzuar titullit. Besën e respektojmë shumë dhe ndeshjes do t'i qasemi me seriozitet maksimal. Megjithatë, nuk pres të kemi problem për të konfirmuar titullin. Motivi i skuadrës sonë është shumë më i madh", ka shtuar Sejdiu.

    Pasi fitoi titullin në edicionin 1992/1993, Trepça përtëriu ekipin. Edhe disa vite luajti në kategorinë e parë të futbollit kosovar, ndërsa më pas ra në kategorinë e dytë, ku qëndroi deri para katër vitesh. Vetë Sejdiu për shkak të një lëndimi të këmbës u largua nga futbolli në vitin 1994. Fushës së blertë iu kthye menjëherë pas luftës. Luajti gjysmë kampionati për skuadrën e Trepçës, më pas filloi zejen e trajnerit. Para Trepçës ka drejtuar Trepçën'89, Kosovën e Vushtrrisë dhe Renovën e Xhepçishtës në Maqedoni.

    Gani Sejdiu pret që në ndeshjen e fundit të kampionatit në stadiumin "Adem Jashari” të grumbullohen mbi 10 mijë shikues.

    "Titulli i kampionit është duke bërë jehonë të madhe në Mitrovicë. Qyteti i Mitrovicës ka qenë shumë i uritur për një titull të kampionit në futboll. Interesimi për ndeshjen e fundit është shumë i madh. Do të jetë festë e vërtetë. Në stadium do të jenë mbi 10 mijë shikues. Ky është vetëm fillimi i dominimit të skuadrave mitrovicase në futbollin kosovar. Në vitet e ardhshme shumë trofe do të vijnë në dy klubet mitrovicase. Ka qenë vështirë vetëm të thyhet akulli", thotë Sejdiu.

    Trepça vlerësohet ndër skuadrat më të suksesshme në histori të futbollit kosovar. Është skuadra e parë nga Kosova që ka luajtur në Ligën e Parë të Jugosllavisë. Përveç saj në kategorinë e parë të ish-shtetit federativ ka luajtur vetëm edhe Prishtina. Po ashtu është skuadra e vetme nga Kosova që ka luajtur në finale të Kupës së Jugosllavisë.

      Ora është Mon May 20, 2024 11:34 pm