Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Vetëm transferimi i Ibrahimoviqit më i madh se i Bajramit

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Vetëm transferimi i Ibrahimoviqit më i madh se i Bajramit Empty Vetëm transferimi i Ibrahimoviqit më i madh se i Bajramit

    Mesazh  1b1 Thu May 27, 2010 11:56 am

    Vetëm transferimi i Ibrahimoviqit më i madh se i Bajramit 27-emir4


    Elfsborg, 27 maj - Mesfushori kosovar Emir Bajrami është transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori të Superligës së Suedisë, shkroi të mërkurën uebfaqja "Fotbolldirekt". Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviq, prin si transferimi më i shtrenjtë që është bërë nga Superliga e Suedisë në ndonjë klub jashtë këtij vendi. Ibra në verën e vitit 2001 u transferua te skuadra e Ajaxit nga Malmo për 7.5 milionë euro dëmshpërblim, ndërkohë që Bajrami të martën mbrëma kompletoi transferimin e tij nga Elfsborgu te kampioni i ri holandez Twente, që këtij klubi i kushtoi 4.7 milionë euro. Kalimi i Bajramit te skuadra holandeze është edhe më i shtrenjtë dhe se ai i Fredrik Ljungbergut nga Halmstadi tek Arsenali, që u realizua për katër milionë euro.

    "Kam nderin të them se vetëm për Zlatanin është paguar më shumë sesa për Bajramin", ka deklaruar presidenti i Elfsborgut, Bosse Johansson. "Është paguar një shumë e majme të hollash, por kështu është kur transferon mesfushorin më të mirë të krahut në Suedi dhe Twente ishte e gatshme prej fillimit të matej me kërkesën tonë".

    Mesfushori kosovar me Twenten që edicionin e ri do të garojë në Ligën e Kampionëve ka firmosur kontratë katërvjeçare (3+1). Bajrami ka thënë se pikërisht shkaku i Ligës së Kampionëve vendosi të firmosë me Twenten dhe të refuzojë kërkesat tjera.

    "Kam zgjedhur Twenten, sepse është një klub që po merr formë dhe në edicionin e ri do të garojë në Ligën e Kampionëve. Ish-bashkëlojtari im Mathias Floren tek Elfsborgu ka luajtur në Holandë te Groningeni dhe më këshilloi që të mos mendohem dy herë rreth ofertës së Twentes", ka deklaruar Bajrami në prezantimin e tij te Twente të martën mbrëma. "Ëndërr e kam pasur qysh si fëmijë të luaj në Ligën e Kampionëve dhe tash kjo dëshirë po më realizohet". Bajrami këtë edicion tek Elfsborgu ka shënuar dy gola dhe ka asistuar tri herë në 11 paraqitje në Superligën e Suedisë që po vazhdon me aktivitet.

      Ora është Mon May 20, 2024 10:01 pm