Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Lëndohet Streller, shpresë për Bunjakun

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Lëndohet Streller, shpresë për Bunjakun Empty Lëndohet Streller, shpresë për Bunjakun

    Mesazh  1b1 Thu May 27, 2010 11:54 am

    Lëndohet Streller, shpresë për Bunjakun Bunjkau-490x320

    Qysh në ditën e dytë të grumbullimit të përfaqësueses së Zvicrës në Crans-Montana, në përgatitjet për Botërorin 2010, selektori Ottmar Hitzfeld është përballur me problemin e parë.

    Në fakt, sulmuesi Marco Streller ka pësuar një lëndim muskulor, që përbën një problem për trajnerin gjerman. “Duhet të presim dhe të shohim nëse është lëndim i rëndë”, ka thënë Hitzfeld për mediat zvicerane.

    Mirëpo, nga lëndimi i 28-vjeçarit Streller mund të përfitojë sulmuesi kosovar, Albert Bunjaku, që është edhe alternativa e parë e sulmit, pasi mbeti jashtë të ftuarve të Hitzfeld, shkruan tabloidi zviceran, Blick.

    Përpos futbollistit të Nurnbergut, alternativë mbetet edhe sulmuesi i ri, Nassim Ben Khalifa, por gjilanasi mbetet favorit për të shkuar në Afrikën e Jugut, nëse nuk arrin të shërohet Streller.

      Ora është Mon May 20, 2024 10:01 pm