Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    ‘Kangurët’ kërkojnë mrekullinë

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    ‘Kangurët’ kërkojnë mrekullinë Empty ‘Kangurët’ kërkojnë mrekullinë

    Mesazh  1b1 Thu May 27, 2010 11:53 am

    ‘Kangurët’ kërkojnë mrekullinë Australia-490x320


    Australia nuk njihet si një ekip i fortë, por ‘kangurët’ do të mundohen të bëjnë mrekulli në Botërorin 2010, duke e prekur të tetën e finales. Australianët do t’i udhëheq ylli i ekipit, Tim Cahill, por ata llogarisin edhe në sulmuesin e shquar, Harry Kewell.
    Në Botërorin Gjermania 2006, Australia e kishte përfunduar pritjen 32 vjeçare për të marrë pjesë në një kompeticion të tillë. Nëse flisni me një fans australian, atëherë pa dyshim se atij do t’i kujtohet ndeshja në Kaiserslauten, kur australianët u kthyen në lojë kundër Japonisë duke fituar 3-1, edhe pse ishin në disavantazh.

    Ata u eliminuan në mënyrë kontroverse nga Italia, pas një penalltie të shndërruar në gol nga kapiteni Francesco Totti. Australia nuk ka kushedi farë kualiteti, por “kangurët” në Afrikën e Jugut do të mundohen ta japin më të mirën nga vetja.

    Kualifikimi
    Për dallim nga viti 2005, kur e siguronin kualifikimin me lot në sy, pas fitores emocionuese ndaj Uruguait falë penalltive, australianët ishin më të shkathtë në kualifikimet për Botërorin 2010. Gjatë 14 ndeshjeve, sa i zhvilluan, ata pësuan vetëm një humbje, gjë e cila tregon superioritetin e tyre ndaj kundërshtarëve.

    Pikët e forta
    Organizimi i mirë dhe i formuar, si dhe mbrojtja e sigurt. Ky është ekipi në të cilin futbollistët e njohin njëri-tjetrin duke luajtur në një stil të përafërt. Ata kanë mbetur të lidhur që kur e thyen tabunë e pjesëmarrjes në Botëror katër vjet më parë.

    Pikët e dobëta
    Shënimi i golave është problemi kryesor. Tim Cahill është më i dalluari në fazën ofanzive, por sa mjafton vetëm klasi i këtij futbollisti? Mungesa e një sulmuesi të spikatur, të nivelit ndërkombëtar, është e dukshme.

    Trajneri
    Pim Verbeek ishte i panjohur kur e kishte marrë ‘timonin në dorë’, 18 muaj më parë. Holandezi i ka shukatur të gjithë kritikët, pasi arriti një rekord perfekt të kualifikimit, duke arritur rezultate pozitive edhe ndaj ekipeve të forta botërore. Ai ka karakter dhe është krenar, ndërsa ka lidhje të shkëlqyeshme me futbollistët e tij. Mënyra se si ai e drejton ekipin është e kujdesshme dhe si prioritet ka disiplinën.

    Yjet e ekipit
    Tim Cahill: a duhet të përmendet gjithmonë ai? Sulmuesi i Evertonit në Angli shënoi golat e parë të Australisë në një botëror. Ai debutoi kundër Japonisë në vitin 2006, ndërsa nga ajo kohë është shënuesi më i mirë i ekipit. Nuk e ekzagjerojmë nëse themi se ‘Socceroos’ gjithmonë e shikojnë lojtarin Cahill, kur ata kanë nevojë të shënojnë. Ai është lojtari kryesor i ekipit. Edhe portieri i Fulham, Mark Schwarzer luan rol të rëndësishëm për australianët. Ndërsa sulmuesin Harry Kewell sigurisht që e njohin të gjithë. Edhe pse e la Premierligën për t’u transferuar te klubi turk Galatasaray, ai mbetet gjithmonë lojtar me kualitet absolut të nivelit të lartë.

    Momenti më i mirë në histori
    Momentet e fundit në ndeshjen kundër Japonisë kanë mbetur në mendjen e australianëve. Por, edhe kualifikimi për herë të parë në një botëror, në vitin e largët 1974, do të mbahet në mend gjithmonë.

    Objektivi në Botërorin 2010
    Dalja nga faza e grupeve do të ishte ‘mrekullia e vogël’. Më pas, adhurues do të shpresonin për një short të lehtë në ndeshjen pasuese...

    Gjasat për të kaluar në rrethin e dytë: 48.2 %
    Gjasat për të kaluar në çerekfinale: 21.6 %
    Gjasat për të kaluar në gjysmëfinale: 10.0 %
    Gjasat për të kaluar në finale: 3.7 %
    Gjasat për ta fituar titullin: 1.3 %

      Similar topics

      -

      Ora është Mon May 20, 2024 9:13 pm