Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Një xhiro nudo, nëse triumfon Argjentina

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Një xhiro nudo, nëse triumfon Argjentina Empty Një xhiro nudo, nëse triumfon Argjentina

    Mesazh  1b1 Thu May 27, 2010 11:50 am

    Një xhiro nudo, nëse triumfon Argjentina Maradona-490x320

    Selektori i Argjentinës, Diego Armando Maradona, po mundohet t’i motivojë me të gjitha mënyrat e mundshme lojtarët e tij, vetëm për të arritur deri tek suksesi historik – triumfi në Botërorin 2010. Derisa pohon se tashmë e ka qartë se cilët futbollistë do të futen në fushë me 12 qershor kundër Nigerisë, legjenda e futbollit botëror ka bërë një pretim kontrovers, nëse ekipi e tij e ngrit lart trofeun e çmueshëm, në Afrikën e Jugut.

    “Nëse e fitojmë Botërorin, do ta bëj një xhiro rreth stadiumit komplet nudo”, ka premtuar ai. Maradona beson mjaft në ekipin e tij, për të cilin thotë se ka kapacitet të ngadhënjejë, në finalen e 11 korrikut, kur edhe mbyllet evenimenti më i madh botëror i futbollit.

    Ndërkohë, ai e konsideron si mjaft të rëndësishëm intonimin e himnit, përpara çdo ndeshjeje. Sipas Maradonës, himni nuk është vetëm për t’u kënduar, por edhe për t’u përjetuar, ngase është një gjë e veçantë, që ia kujton futbollistit shumë gjëra: të luftojë për fanellën e tij, për familjen që e shikon dhe për të gjithë vendin që e përfaqëson.

      Ora është Mon May 20, 2024 11:46 pm