Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Edhe vëllai i Terryt tradhton bashkëlojtarin

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Edhe vëllai i Terryt tradhton bashkëlojtarin Empty Edhe vëllai i Terryt tradhton bashkëlojtarin

    Mesazh  1b1 Thu May 27, 2010 11:49 am

    Edhe vëllai i Terryt tradhton bashkëlojtarin Terry-490x320

    Për Terryt duket se është një ves familjar që të shkojnë në shtrat me gratë e shokëve të skuadrës. Kësaj radhe skandali nuk e prek direkt kapitenin e Chelseas, por vëllain e tij, Paul Terry, i cili, sipas tabloidit anglez Mirror, mund ta pësojë me përjashtim nga ekipi pasi ka pasur një histori dashurie me bashkëshorten e shokut të tij të skuadrës, portierit Dale Roberts.

    Ky tabloid i referohet një burimi brenda skuadrës Rushden and Diamonds, në të cilën luajnë aktualisht këta futbollistë. “Të gjithë në skuadër janë të dëshpëruar dhe të zhgënjyer me atë që ka bërë Paul. Kjo është një sjellje e fëlliqur. Portieri Dale dhe të gjithë të tjerët ishin të qartë: nuk mund të luajnë më së bashku, nuk ka zgjedhje tjetër veçse për ta larguar nga ekipi”, ka thënë ky burim për Mirror.

    Paul Terry, i divorcuar, kishte një lidhje të hershme me Lindsey Cowan, gruaja e portierit Dale, që kur ishte mysafir në shtëpinë e Roberts pas një lëndimi që kishte pësuar. Portieri dhe gruaja e tij janë ndarë me njëri-tjetrin, kur ajo i kishte treguar se e kishte tradhtuar Dalen me vëllain e John Terryt.

    Paul Terry, përfundon tabloidi, nuk ia ka thënë direkt Dales për tradhtinë që ia ka bërë, por u ka treguar bashkëlojtarëve të tjerë. “Është e vërtetë. Ajo më ka thënë se takohej me Paul, për këtë jemi ndarë. Po pres që të ma japin një arsye. Atë që ma ka bërë ajo është e rëndë, por ta bënte me një nga shokët e skuadrës kjo e bën situatën edhe më të vështirë që të tretet”, ka thënë zemërthyeri Dale Roberts.

      Ora është Mon May 20, 2024 10:01 pm