Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Kupa e dytë botërore shënon rritje të dyfishtë

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Kupa e dytë botërore shënon rritje të dyfishtë Empty Kupa e dytë botërore shënon rritje të dyfishtë

    Mesazh  1b1 Tue May 25, 2010 3:04 pm

    Kupa e dytë botërore shënon rritje të dyfishtë Kupa%20boterore



    Përderisa në Kupën e parë të botës nuk pati ndeshje parakualifikuese, në kampionatin e dytë, shënohen disa ndeshje të tilla, ndonëse disa Kombëtare vijnë në Itali pasi më parë ishin tërhequr nga garat disa të tjera. Marrin pjesë 32 Kombëtare për të rrugëtuar në finale vetëm 16 skuadra. Në 17 takime të pranishëm ishin 395.000 shikues, 39.500 më pak se 4 vjet më parë në Uruguai.
    Kupa botërore nga Uruguai deri në Gjermania 2006 (2)
    Pas katër viteve kupa ndërron mikpritësin. Kësaj radhe Italia merr përsipër te jetë mikpritëse, ndërkohë që jehona e kupës së parë ishte mbyllur brenda mureve të Amerikës së Jugut. FIFA tashmë kishte 50 anëtarë, ndërkaq që në kupën e dytë vijnë 32 vende. Kështu që, kupa dytë jo vetëm që shtohet në numër por rritet edhe autoriteti i saj. Italia kishte kërkuar me ngulm të jetë mikpritëse e kupës së dytë të Botës në kongresin e 21-të të FIFA-s që u mbajt në Stokholm edhe për faktin që në Itali kishte marrë hov, fashizmi, ndërsa për mes garës së futbollit synohej përmirësimi i imazhit të këtij shteti. Për habi në këtë kampionat mungon fituesi nga kupa e parë Uruguai, sikur që mungon edhe Anglia, e cila vazhdonte qëndrimin e saj aristokrat dhe të mos pëlqejë sprova të tilla. Mungojnë edhe Argjentina e Kili. BrazIli vjen në finale pa ndeshje parakualifikuese pasi më parë tërhiqet Peruja. Për herë të parë vjen një Kombëtare nga Afrika, vjen Egjipti pasi mënjanon me lehtësi Palestinën. Ndërkaq që pjesëmarrja e Kombëtareve nga Evropa shtohet edhe më.
    Mst: Shtohen skuadrat, shtohen shqetësimet, dëshmohet fuqia magjike e futbollit
    Kështu që pas ndeshjeve mënjanuese në Kupën e dytë në Itali vijnë 16 skuadra. Janë 12 skuadra nga Evropa, 3 amerikane dhe një nga Afrika. Kështu Italia nga 27 maji deri më 10 qershor, jeton nën hijen e kupës së botës. Në garat mënjanuese ishin 32 skuadra të ndara në 12 grupe ndërsa finalet në Kupën e dytë zhvillohen me ndeshje të drejtë për drejta mënjanuese. Pas ndeshjeve të 16-tës së finales nisin ndeshjet e të tetës e kështu me radhë deri në finale. Mikpritësi Italia hap garën më prestigjioze të futbollit në botë më 27 maj në Romë, mposht SHBA-të me rezultat të thellë 7:1. Ky ishte fillimi për të vazhduar me ndeshjet tjera, nën ethe, plotë drama të vërteta, lojëra për infarkt për t’i dëshmuar botës fuqinë magjike të lojës së futbollit.
    Mst: Në finalen Itali-Çekosllovaki, parashikuesit favorizojnë çekët
    Më 10 qershor në stadiumin “National” në Romë, Italia në ankth dhe në një dramë të vërtet arrin të shijojë rrezen e trofeut. Çekët të drejtuar nga Planiçka ruajnë një qetësi olimpike. Madje, në minutën e 69-të kalojnë në epërsi përmes Puçit. Ngrihen buzëqeshjet dhe brohoritjet e italianëve. Mirëpo, Orsi barazon në minutën e 80-të pas gjuajtjes së lirë. Me rezultatin 1:1 përmbyllen 90 minuta lojë. Ne minutat shtesë pikërisht në minutën e 97-të Skiavio shënon golin historik që çon Italinë në titullin e kampionit të botës.
    Italia-Çekosllovakia 2:1 (1:1)
    Stadiumi “National” Romë
    Shikues: 45.000
    Gjyqtar: Ivan Eklind (Suedi)
    Shënues: Orsi (80’) e Skiavio(97’) për It. E Puç (69’) për ÇS.
    Italia: Kombi, Monzeglio, Allemandi, Ferraris, Monti, Betolini, Guaita, Meaca, Skiavio,, Ferrari e Orsi.
    Çekosllovakia: Planiçka, Zenishek, Ctiroki, Kostalek, Cambal, Krçil, Junek, Svoboda, Sobotka, Nejdel e Puç.
    Rezultatet tjera
    1/8 e finales
    Italia-SHBA 7:1
    Çekosllovakia-Rumania 2:1
    Gjermania-Belgjika 5:2
    Austria-Franca 3:2
    Spanja-Brazili 3:1
    Zvicra-Holanda 3:2
    Suedia-Argjentina 3:2
    Hungaria-Egjipti 4:2
    Çerekfnalet
    Gjermania-Suedia 2:1
    Austria-Hungaria 2:1
    Çekosllovakia-Zvicra 3:2
    Italia-Spanja 1:0
    Gjysmëfinale
    Çekosllovakia-Gjermania 3:1
    Italia-Austria 1:0
    Finalja
    Italia-Çekosllovakia 2:1
    Për vendin 3-4
    Gjermania-Austria 3:2
    Emërorja e shënuesve
    5 Nejdeli (Çekosllovaki)
    4 Skiavio (Itali), Conen (Gjermani)
    3 Orsi (Itali), Kieholz(Zvicër)
    Gjithsej gola të shënuara 70

      Ora është Mon May 20, 2024 6:54 pm