Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Sllovenia synon të shlyejë kujtimet jo të mira nga 2002-shi

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Sllovenia synon të shlyejë kujtimet jo të mira nga 2002-shi Empty Sllovenia synon të shlyejë kujtimet jo të mira nga 2002-shi

    Mesazh  1b1 Mon May 24, 2010 4:08 pm

    Lubjanë, 24 maj - Paraqitja e mëparshme e Sllovenisë në Botërorin 2002 është edhe e vetmja, por ajo paraqitje nuk mund të kujtohet si diçka e bukur, pasi pati një përfundim të padëshiruar. Pas humbjes 3:1 në ndeshjen e parë nga Spanja, futbollisti kryesor Zlatko Zahoviq dhe seleksionuesi Sreçko Katanec patën një përplasje në zhveshtore, ndërsa sulmuesi i Benficës pas kësaj u dërgua në shtëpi. Bashkëlojtarët e tij humbën edhe dy ndeshjet e tjera në grup nga Afrika e Jugut (1:0) dhe Paraguai (3:1) për t'u kthyer në shtëpi pa asnjë pikë. Ky ishte fundi i një ere dhe shprese për futbollin e Sllovenisë.

    "Për një shtet të vogël si ne kualifikimi në Botëror është një arritje e madhe. Para kualifikimeve askush nuk i ka dhënë shpresë këtij ekipi të ri. Por, tash i gjithë shteti krenohet me ne. Dëshirojmë të dëshmojmë se edhe pse jemi shtet i vogël mund të matemi me më të mirët", ka thënë sulmuesi Milivoje Novakoviq.


    Kualifikimi

    Sllovenia kualifikimet i përfundoi në vendin e dytë në kuadër të grupit të tretë kualifikues pas Sllovakisë që ishte e para dhe duke lënë pas vetes Çekinë, Irlandën e Veriut, Poloninë dhe San Marinon. Pas kësaj, ekipi slloven në barazh luajti kundër Rusisë. Ndeshjen e parë e humbi në Moskë (2:1), por në atë të kthimit triumfoi në shtëpi 1:0 me golin e vetëm të shënuar nga Zlatko Dediq. Me këtë edhe u kualifikuan për Kampionatin Botëror "Afrika e Jugut 2010", duke befasuar mbarë botën e futbollit.

    Pika e fortë

    Askush nuk mund të thotë se Sllovenia nuk ka një mbrojtje solide, si guri. Përfshirë edhe dy ndeshjet e barazhit me Rusinë, Përfaqësuesja sllovene ka pranuar vetëm gjashtë gola në 12 të zhvilluara gjatë kualifikimeve. Vetëm katër gola ishin pranuar gjatë ndeshjeve eliminatore, rekord ky që ishte më i mirë se Holanda që njëherësh ka zhvilluar dy ndeshje më pak se Sllovenia.

    Pika e dobët

    Forca në qendër mund të jetë problemi më i madh te sllovenët, sidomos krahët dhe mesfusha. Mirnes Sisiq tashmë disa muaj ka mbetur pa ekip dhe nuk është ftuar fare në ndeshjet e fundit që ka pasur Sllovenia. Në këtë mënyrë mesfushorët Valter Birsa dhe Andraz Kirm kanë mbetur pa zëvendësim.

    Trajneri

    Kur ishte emëruar në janarin e vitit 2007, Matjazh Kek ishte larg popullaritetit nga të gjithë. Dy vitet e tij të para në krye të ekipit vetëm sa konfirmuan frikën për emërimin e tij. Shumica e tifozëve nuk ishin të kënaqur me paraqitjet e ekipit, por pasi siguroi pjesëmarrjen në Afrikën e Jugut, popullariteti i Kekut preku qiellin. Ai është trajner sistematik, i matur në deklarata dhe një menaxher modern me ide të qarta se çka dëshiron nga futbollistët e tij.

    Yjet e Përfaqësueses

    Kapiteni i Koelnit, Milivoje Novakoviq, ka shënuar 13 gola për Slloveninë dhe i duhen vetëm edhe tre gola për t'u bërë shënuesi i dytë më i mirë në histori të Përfaqësueses. Ai së pari ka dëshmuar veten në ligat e ulëta të Austrisë dhe Bullgarisë para se të bëhej i njohur në shtetin e tij. Robert Koren (West Bromwich Albion) është i fortë në mesfushë. Keku befasisht ka vendosur që Koren të jetë kapiten i ekipit në fillim të kualifikimeve. Përgjegjësia e tij nga ndeshja në ndeshje është rritur dhe Koren tash është lojtari që nuk dorëzohet kurrë. Gardiani Samir Handanoviq (Udinese) qysh tash konsiderohet si portieri më i mirë i të gjitha kohërave në Slloveni. Ai është vetëm 25 vjeç dhe sipas të gjitha gjasave do t'i thyejë rekordet për paraqitje me Slloveninë.

    Momentet më të mira në futboll

    Momenti më i mirë në historinë e futbollit të Sllovenisë daton para dhjetë viteve. Sllovenia në vitin 2000 luante në barazh kundër Ukrainës për Kampionatin evropian dhe shënoi fitore 2:1. Momenti vendimtar ishte kur Milenko Açimoviq në këtë fitore kontribuoi me një gol nga vija e qendrës.

    Synimi në Botërorin 2010

    Padyshim se është kalimi i fazës grupore, pasi duan të luajnë në fazën e dytë të kësaj gare të madhe. Si futbollistët ashtu edhe seleksionuesi Kek, menjëherë pasi siguruan kualifikimin kanë bërë të ditur hapur se ky edhe është synimi i vetëm i tyre në Afrikën e Jugut.

    Mundësitë për të arritur në raundin e dytë: 21.0%
    Mundësitë për të arritur në çerekfinale: 5.4%
    Mundësitë për të arritur në gjysmëfinale: 1.3%
    Mundësitë për të arritur në finale: 0.3%
    Mundësitë për të fituar titullin e botës: 0.0%

    Sllovenia synon të shlyejë kujtimet jo të mira nga 2002-shi 24-slloveni4

      Ora është Mon May 20, 2024 11:45 pm