Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Kosova, si shtet në Rusi

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Kosova, si shtet në Rusi Empty Kosova, si shtet në Rusi

    Mesazh  1b1 Sun May 23, 2010 10:12 am

    Përfaqësuesja e Kosovës në pingpong në konkurrencën e meshkujve dhe në atë të femrave të shtunën do të niset drejt Rusisë për pjesëmarrje në Kampionatin botëror, që mbahet prej 23 deri më 30 maj në Moskë.

    Madje, anëtarët e ekspeditës kosovare në Rusi do të hyjnë me pasaporta të Republikës së Kosovës, edhe pse shteti ynë ende nuk është i njohur nga vendi nikoqir i këtij kampionati.

    “Kemi pasur shume peripeci derisa kemi arritur t’i sigurojmë vizat, pasi kemi hasur në pengesa të mëdha nga Federata e Pingpongut e Rusisë dhe Qeveria ruse. Në këtë rast duhet falënderuar presidentin e Federatës së Pingpongut Ndërkombëtar (ITTF), Adham Sharara, i cili bëri të mundur që të jemi në Botëror. Më në fund siguruam vizat dhe të gjithë pingpongistët për në Moskë udhëtojnë me pasaporta të Republikës së Kosovës”, ka thënë nënkryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës (FPPK), Idriz Prestreshi, në një konferencë për media.

    Për Kosovën kjo është hera e shtatë që garon në Botëror. Në konkurrencën e meshkujve, reprezentacioni i Kosovës do të garojë në Grupin T, bashkë me Kazakistanin, Republikën Demokratike të Kongos dhe Monacon. Sfida e parë për Kosovën do të jetë ajo e 22 majit ndaj Monacos.

    Ndërsa, në konkurrencën e femrave, përfaqësuesja e Kosovës do të garojë në Grupin N, ku do të ballafaqohet me Libanin dhe Mongolinë. Vashat kosovare duelin e parë do ta zhvillojnë më 23 maj kundër Mongolisë.

    Sekretari i FPPK-së, Nehat Çitaku, beson se kosovarët do të paraqiten denjësisht në këtë botërorë. “Kombëtarja e Kosovë te meshkujt përbëhet me pingpongistë që kanë përvojë, por edhe me pingpongistë të rinj. Shpresojmë të arrijmë rezultate të mira. Presim ta mposhtim Republikën e Kongos dhe Kazakistanin”, tha Çitaku i cili me rezerva foli për ambiciet e Kosovës në konkurrencën e femrave, pasi vashat kosovare janë me moshë kryesisht të re dhe pa përvojë.

    Ekipi kosovar, në konkurrencën e meshkujve, do të udhëhiqet nga Avni Jashari, i cili në dispozicion ka këta pingpongistë: Rrahman Ademaj, Linor Çitaku, Ulli Prestreshi dhe Milot Makolli.

    Kurse në konkurrencën e femrave, Kosovën do ta udhëheqë Besart Domaniku dhe do të garojnë këto pingpongiste: Arjeta Tërstena, Amare Janjeva, Nehare Janjeva dhe Nuraj Kurteshi.

      Ora është Mon May 20, 2024 8:47 pm