Portieri francez Hugo Lloris ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga Lyoni gjatë verës. 23 vjeçari spekulohej me transferim nga Stade Gerland, pas interesimit nga Arsenal dhe Milan si dhe disa klubeve të tjera të mëdha evropiane. Mirëpo, Lloris ka theksuar se dëshiron të mbetet në Lyon.
“Kam kontratë me Lyonin dhe largimi nga klubi nuk është pjesë e planeve të mia afatshkurta”, tha Lloris për magazinën sportive France Football. Lloris ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2013.
“Kam kontratë me Lyonin dhe largimi nga klubi nuk është pjesë e planeve të mia afatshkurta”, tha Lloris për magazinën sportive France Football. Lloris ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2013.