Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Barca të përfshijë lojtarë në ofertën për Fabregas

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Barca të përfshijë lojtarë në ofertën për Fabregas Empty Barca të përfshijë lojtarë në ofertën për Fabregas

    Mesazh  1b1 Sat May 22, 2010 7:43 am

    Barcelona pritet që të hënën e ardhshme të bëjë ofertën zyrtare për transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Cesc Fabregas.
    Sipas The Mirror, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta do të fillojë tentimet e tij për ta transferuar mesfushorin katalan që prej të hënës. Gjigantët spanjollë besojnë se mund të arrijnë një marrëveshje para Kampionatit Botëror.

    Barcelona nuk e ka ndërmend të japë më shumë se 30 milionë funte, shumë për të cilën nuk dëshiron të dëgjojë Arsenali. Për këtë arsye, Barcelona do t’ia shtrojë Arsenalit një listë të lojtarëve që dëshiron t’i shesë, e të cilët janë: Rafa Marquez, Dmytro Chygrynskiy, Jonathan Dos Santos, Gai Assulin dhe Thiago Alcantara.

    Barca nuk do ta përfshijë Yaya Touren, pasi që beson se Chelsea interesohet për të, ndërsa Zlatan Ibrahimovic do të mbesë jashtë listës për arsye se Arsenali nuk është i interesuar në të

      Ora është Mon May 20, 2024 3:46 pm