Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Në prezantimin e Villas, 35 mijë tifozë

    avatar
    1b1
    Super Member
    Super Member


    Numri i postimeve : 330
    Join date : 17/05/2010
    Age : 27
    Location : mitrovica

    Në prezantimin e Villas, 35 mijë tifozë Empty Në prezantimin e Villas, 35 mijë tifozë

    Mesazh  1b1 Sat May 22, 2010 7:26 am

    Barcelonë, 21 maj - David Villa edhe zyrtarisht është përforcimi i parë i Barcelonës për sezonin e ardhshëm. Sapo përfundoi sezoni aktual, në të cilin Barcelona mbrojti titullin e kampionit në Spanjë, drejtuesit e skuadrës katalonase kryen një punë të madhe për sezonin e ardhshëm. David Villa sot u prezantua si futbollist i ri Barcelonës, pasi me sukses kreu kontrollet mjekësore dhe më pas nënshkroi kontratën katërvjeçare. Villa në shpinë do të mbajë numrin 7-të, ndërsa blerja e tij Barcelonës i kushtoi 40 milionë euro, duke i vendosur një klauzolë prej 200 milionë eurove, në qoftë se dëshiron të largohet para përfundimit të kontratës. Në prezantimin e Villës në stadiumin “Kamp Nou” u tubuan mbi 35 mijë tifozë, të cilët përshëndetën ardhjen e yllit të ri në Barcelonë.

      Ora është Mon May 20, 2024 8:16 pm