Mynih, 21 maj - Sipas medieve gjermane, mesfushori i Bayernit të Mynihut, francezi Franck Ribery ka vazhduar kontratën me skuadrën bavareze deri në qershor të vitit 2015.
Me këtë iu dha fund spekulimeve për largimin e tij drejt Realit të Madridit. Zyrtarizimi i kësaj kontrate do të bëhet të shtunën, para finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa paga vjetore që Bayerni do t’i japë francezit është rreth 10 milion euro, që për momentin është paga më e madhe që bavarezët kanë paguar për ndonjë futbollist. Ribery nuk do të luajë në ndeshjen finale nesër mbrëma kundër Inrterit në madrid, për shkak suspendimit me tre ndeshje moslojë.