Station Network

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

- We help you in every difficulty !


    Divorci Mula-Çako, djali vendos të rrijë më të ëmën

    Admin
    Admin
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 27
    Join date : 13/05/2010
    Age : 28
    Location : Mitrovica

    Divorci Mula-Çako, djali vendos të rrijë më të ëmën Empty Divorci Mula-Çako, djali vendos të rrijë më të ëmën

    Mesazh  Admin Sat May 15, 2010 1:16 pm

    Përfundon beteja për djalin e çiftit Inva Mula dhe Pirro Çako. Me gjithë bujën e madhe që është bërë muajt e fundit, se cili nga prindërit do të ishte ai që do të jetonte me djalin, vetë Anthony i ka dhënë fund gjithë kësaj dileme.

    Të premten është marrë në pyetje nga togat e zeza i mituri Anthony Cako, djali i çiftit të mirënjohur, Inva Mula-Piro Çako, të cilët prej muajsh janë në proces divorci. Ai ka dhënë pëlqimin se me cilin nga prindërit dëshiron të jetojë.

    "Dua të rri me mamin", kjo ka qenë fjala që ai ka pohuar përballë gjyqtares së çështjes, Elona Gjoka. Në këtë mënyrë, 14-vjeçari e ka vendosur vetë se nën kujdestarinë e cilit prindër dëshiron të qëndrojë.

    Djali ka qenë i shoqëruar nga psikologët dhe avokatja e çështjes dhe asnjë prej prindërve nuk ishte i pranishëm në gjykatë. Duket se kjo ishte pika me e "nxehtë" e këtij divorci, ndërsa tani gjërat do të jenë më të lehta që secili t'i japë "dorën" e fundit të ndarjes.

    Procesi i divorcit mes çiftit të njohur të artistëve zgjat prej disa muajsh në organin gjykues. Kohë më parë ishte përfolur për një krisje mes çiftit. Më vonë, erdhi dhe kërkesa për divorc nga artistja e merituar, Inva Mula. Për këtë të fundit thuhet se ka një lidhje me biznesmenin e njohur, Hetem Ramadani.

      Similar topics

      -

      Ora është Mon May 20, 2024 11:59 pm